Studio ligjore Gjishti & Prençe ofron shërbime juridike të specializuara në të drejtën administrative, penale, civile, tregtare dhe familjare. Me mbi 10 vjet përvojë, ne garantojmë mbrojtje ligjore cilësore.
Studio ligjore Gjishti & Prençe kombinon përvojën akademike me praktikën profesionale për të ofruar shërbime juridike të nivelit më të lartë. Themeluesit tanë janë pedagogë universitar me gradë doktorature dhe avokatë me përvojë mbi një dekadë, duke garantuar njohuri të thella ligjore dhe përfaqësim efektiv para gjyqësorit.
Ofrojmë asistencë ligjore gjithëpërfshirëse në fusha të ndryshme të së drejtës, duke garantuar përfaqësim profesional në çdo rast.
Përfaqësim para organeve administrative dhe gjykatave administrative.
Mbrojtje penale profesionale në të gjitha fazat e procesit penal.
Çështje divorci, kujdestarisë, birësimi dhe marrëdhënie familjare.
Këshillim ligjor për biznese, kontrata tregtare dhe mosmarrëveshje.
Çështje pronësore, detyrime, dëmshpërblime dhe kontrata civile.
Marrëdhënie pune, kontrata, pushime nga puna dhe mosmarrëveshje.
Këshillim dhe përfaqësim në çështje tatimore dhe doganore.
Zgjidhje alternative e mosmarrëveshjeve nëpërmjet ndërmjetësimit.
Profesionistë me përvojë akademike dhe juridike, të përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave tuaja.
Pedagog me përvojë 14 vjeçare. Ka filluar karrierën universitare në institucione të ndryshme përfshirë Albanian University Tiranë dhe Fakultetin e Drejtësisë Tiranë. Nga viti 2015-2024 anëtar i stafit akademik në Tirana Business University College, ku ka mbajtur detyrën e Zv.Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë (2018-2023). Avokat dhe konsulent ligjor i specializuar në të drejtën administrative, doganore, tatimore, civile, pune, tregtare, familjare dhe biznesit. Ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Torinos, Itali. Anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit.
Anëtar i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë që prej vitit 2009, me përvojë në çështje penale, civile, familjare, të drejtës së punës, tregtare dhe administrative. Pedagog me përvojë mbi 10 vjeçare, i specializuar në fushën e të drejtës penale. Karrierën universitare e ka filluar në Universitetin Europian të Tiranës, ku ka mbajtur pozicione drejtuese. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bukureshtit (2006), master në të drejtën komunitare europiane dhe doktoraturën në fushën penale në Universitetin e Iasit, Rumani. Ka publikuar mbi 20 artikuj në revista dhe konferenca shkencore.
Themeluesit tanë janë pedagogë universitar me grada shkencore, duke garantuar njohuri të thella teorike dhe praktike.
Mbi 10 vite përvojë në praktikën ligjore, me qindra çështje të zgjidhura me sukses në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Studime në universitete prestigjioze europiane në Itali dhe Rumani, me vizion ndërkombëtar për zgjidhje ligjore moderne.
Kontaktoni studion tonë ligjore për të planifikuar një konsultë. Jemi këtu për t'ju ndihmuar me çdo çështje ligjore.
Rruga Myslym Shyri, mbrapa Credins Bank, Tiranë, Shqipëri
Na gjeni në Rruga Myslym Shyri, mbrapa Credins Bank, Tiranë.